Video/Foto

Tubacioni i ujërave të zeza që derdhet në detin e Durrësit

 26 shtator 2018/ Geri Emiri/ Bohem.al/ Durrës

Në fillim të shëtitores “Taulantia” në qytetin e Durrësit është shtuar së fundmi një kolektor, i cili derdh ujërat e zeza në det. Projekti Durrësi aktiv për një bregdet të pastër ka publikuar një foto të këtij kolektori ku tregohet sesi derdhen ujërat e zeza të papërpunuara në det.“Ky tubacion i ri me dalje nga Stacioni i Pompimit nr. 8, i Ujësjellës Kanalizime Durrës, me derdhje në det është vijimi i ndotjes së vijës bregdetare me ujërat e zeza nga vetë institucionet shtetërore”, theksojnë drejtuesit e projektit për mbrojtjen e bregdetit të pastër në Durrës.