Ndodhi

Bashkitë lëshojnë dorën me lejet e ndërtimit. Japin 37.1% më shumë se një vit më parë

31 gusht 2018/ Flutura Toto/Ekonomix.al/

Në një kohë kur kryetarëve të bashkive u ka mbetur një vit nga mbarimi i mandatit të tyre, ata kanë lëshuar dorën me dhënien e lejeve për ndërtim, në krahasim me 3-mujorin e dytë të vitit 2017.
Sipas Institutit të Statistikave, numri i lejeve të ndërtimit është rritur me 37.1%, dhe numri më i lartë i këtyre lejeve ka shkuar për ndërtime për banim,çka tregon numrin në rritje të kërkesës për strehim.

Më konkretisht, në tremujorin e dytë 2018 janë miratuar gjithsej 270 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 197 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rritje prej 37,1 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2018, është rreth 292.895 m 2 , nga rreth 229.387 m 2miratuar në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rritje prej 27,7 %.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e dytë 2018, është 11.4 miliardë lekë, nga 14.1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rënie prej 19,1 %.