4 gusht 2018/Lindita Kokaj/Porta Vendore/Lezhë
Renate Vincent është një shtetase gjermane, e cila fillimisht erdhi në Shqipëri si turiste, por prej një vtiti ajo është bërë banore e Shëngjinit dhe është kthyer në “dorë ëngjëlli” për shumë familjeve në nevojë, të rinj dhe të moshuar, në qytetin e Lezhës.
Vincent është një grua 64 vjecare pensioniste. Vizita e saj në Shqipëri ka qënë në vitin 2017 si turiste. Ndërkohë që arriti që të familjarizohet me Shëngjinin dhe banorët, duke marrë vendimin për t’u bërë pjesë e qytetit bregdetar, tashmë jo si një turiste kalimtare, por si një banore e përhershme.
“Më është dashur të jetoj një javë në familjen Kurti në Shëngjin. Aty mësova të dashuroja vendin, detin dhe njerëzit. Këtu u qartësua vendimi im për Shqipërinë dhe Shëngjinin. Familja ime dhe shokët ishin kundër. Por vendimin tim dhe të bashkëshortit tim duhej ta pranonin”, pohon Vincent për “Porta Vendore”.
Ardhjen si turiste dhe pasigurinë fillimisht të Renates e përshkruan edhe Bari Kurti, i cili e ka pritur dhe strehuar në banesën e tij.
“Një mik nga Kosova e ka adresuar Renaten tek ne. Kontakti i parë ishte i sikletshëm si për ne dhe për Renaten, sepse nuk njiheshim. U njohëm në aeroport, ku e prita, pasi ishte hera e parë që ajo vinte në Shqipëri dhe nuk kishte njohje. Erdhëm në shtëpinë time në hyrje të Shëngjinit. Naten e parë qëndroi por nuk ishte e sigurtë sepse nuk na njihte. Pastaj qëndroi 1 javë në shtëpinë tonë. Na bëri shumëpershtypje thjeshtësia e saj duke qënë se e prisnim të ishte më e largët , më e ftohtë, siç na ishin përshkruar të huajt, sidomos gjermanët. Por jo ne u miqësuam së tepërmi duke thelluar miqësinë tonë të ngrohtë. Më pas vendosen që të jetonin pikërisht në Shqipëri, pasi njohën mirë zonën e panë mikëpritjentonë, madje kanë ndihmuar edhe dhjetra familje. Ata ndjehen në Shëngjin si në shtëpinë e tyre”, theksoi Kurti për Porta Vendore.
Renate vetëm pak muaj pas zhvendosjes në Shëngjin ndërmori një nismë. Në vjeshtën e 2017-tësajo filloi të pastronte rrugën kryesore të qytetit të Shëngjinit deri tek Rana e Hedhun.
Violeta, Fationi, Besa dhe disa të tjerë u bënë pjesë e grupit vullnetar të RenateVincent për tëpastruar qytetin e Shëngjinit për disa muaj radhazi, madje duke u shtrirë edhe tek zona e Ranës sëHedhun, e cila vazhdon të mos përfshihet në shërbimin e pastrimit nga ana e Bashkisë së Lezhës. Kjo nismë e saj pati ndikim jo vetëm në mjedis por edhe në sensibilizimin e banorëve.

Renate rrëfen se problemi i mbetjeve në Shëngjin vijon tëjetë ende i pazgjidhur sidomos në zonën e Ranës së Hedhurn. “Ndodhte shpesh që grupi i punës t’i grumbullonte mbetjet dhe t’i hidhte nëkontenjierë, por ato nxirreshin jashtë tyre nga kafshët qofshin edhe shtëpiake, të cilat qarkullojnë në të gjithë qytetin” tregon Renate.
Sipas saj, Bashkia e Lezhës duhet të marrë masat e duhura për të mbajtur pastër mjedisin, dhe të përfshijë në hartën e pastrimit edhe ‘perlën’ e turizmit shqiptar, përikërisht Ranën e Hedhun.
RenateVincent është një grua e dashur, ku mishërohet bujaria, zemërgjerësia dhe thjeshtësia, siç shprehen edhe ata që e njohin. Renaten e gjen kudo me të rinj, të moshuar në aktivitete humane e sensibilizuese, në darka e dreka, madje është bërë një grua tipike shqiptare duke respektuar me vizita dhe dhurata në raste festash fetare e familjare, por edhe duke ngushëlluar në raste fatkeqësish. Në një vit qëndrimi është shndërruar vërtet në një banore të Shëngjinit, duke u bërë pjesë e tij në të mirë dhe në të keq.
“Njerëzit të cilët unë dhe burri im kemi njohur janë të hapur, të gatshëm për të ndihmuar dhe të ndershëm. Me gjithë vështirësitë e marrëdhënieve ekonomike që kanë, ata rrezatojnë kënaqësi. Familjet jetojnë këtu disa gjenerata në një çati. Secili është për secilin aty”, shprehet Renate.
Duke parë nevojat e mëdha të shumëfamiljeve,RenateVincent ka angazhuar në Gjermani familjarë dhe miqtë e saj për të siguruar ndihma për familjet e varfra në zonën e Shëngjinit dhe jo vetëm. Ndihmat sillen po në mënyrë vullnetare nga bashkëshorti i saj DieterHofer i cili e ka mbështetur Renaten në këtë nismë, për të dhuruar pak buzëqeshje dhe shpresë tek këto familje qoftë dhe me ndihma modeste.
Një fakt të tillë e pohon për “Porta Vendore” edhe Marin Nikolla, Administrator i një Bar-Restoranti në Shëngjin
“ Renate dhe bashkëshorti vijnë shpesh për kafen e mëgjesit në kafenë tonë këtu në Shëngjin, kështu ishte gati e natyrshme të miqësoheshim së bashku. Renate më tregon se kishte mundësi të ndihmonte me materiale e veshmbathje persona që kishin nevojë, në rast se gjente një mënyrë për t’i shpërndarë. Ishte e lehte për mua ta vija në kontakt së pari me Caritas e më pas Kryqin e Kuq për shpërndarjen e ndihmave. Bashkëshorti i Renates kishte sjellë fillimisht një furgon me ndihma nga Gjermania me shpenzimet e veta, nga dëshira për t’ u ndjerë pjesë e komunitetit e për tëndihmuar familjet në nevojë. Ata prej një viti vijojnë të sjellin ndihma konkrete, duke u treguar të dashur dhe human” rrëfen Marin Nikolla.

Ndërkaq mikesha e Renatës,Vojsava Çeka nga Lezha emigrante në Gjermani, vë theksin në zemërgjerësinë e RenateVincent për të konkretizuar misionin e saj human për familjet me të ardhura të pakta ekonomike.
“Renaten e kam njohur në mënyrë të rastësishme në Shqipëri. Ajo është bërë pjesë e familjes time. Sa herë vij në Shqipëri nuk mund të largohem pa qëndruar gjatë me Renaten. Kam njohur një person me botë e mendje të hapur. Grua me zemër, nënë komplementare me një karakter të fortë. Zonjë që të ndjell respekt, por që përçon shumë dashuri për më tepër nëdhjetra familje shqiptare, duke i ndihmuar ata me aq sa ka patur mundësi”, theksoi Çeka.
Familja e madhe e Merxhanite ka ndjerë dorën e Renatës në ushqime dhe veshmbathje.
Ajo është bërë tashmë një mike edhe e Qendrës së Zhvillimit Ditor të Personave me Aftësi Ndryshe në Lezhë, institucion ky në vartësi të Bashkisë Lezhë, ku ka dërguar disa herë ndihma me lodra dhe veshmbathje, siç shprehet për “Porta Vendore” MarjanaPrenga Drejtore e kësaj Qendre.
“ Qendra e Zhvillimit Ditor të Personave me Aftësi Ndryshe Lezhë, frekuentohet nga 29 fëmijë dhe ne vlerësojmë çdo person që shpreh dëshirë dhe vullnet për të na ndihmuar. Në rastin konkret ne kemi njohur një gjermane, e cila njeh tashmë nevojat dhe problematikat e qendrës , RenateVincent. Ajo na është gjendur pranë me ndihma konrete kryesisht veshmbathje, pasi dihet që fëmijët këtu vijnë nga familje me gjendje jo të mirë ekonomike. Vincent ka sjellë disa kontigjentë me ndihma. Është një rast i rrallë që na ofrohet ndihmë nga individë të huaj, dhe ne e vlerësojmë jashtë mase”, tha Prenga.
Po ashtu Renate Vincent ka kontaktuar edhe me Kryqin e Kuq Dega Lezhë, në mënyrë që të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave të siguruara prej tyre dhe ato të shkojnë vërtetë nëdestinacion. Në maj 2018 RenateVincent është bërë vullnetare e Kryqit të Kuq, me dëshirë dhe vullnet për të shërbyer në komunitet si me ndihma ashtu edhe fushata sensibilizuese, duke u bërë vullnetarja e parë me shtetësi të huaj, kjo pohuar edhe nga vetë Florinda Gjergji, Sekretare e Kryqit të Kuq Dega Lezhë
“Renate Vincent e kam njohur në maj 2018, ku ajo së bashku me bashkëshortin e saj DieterHofertrokiten në dyert e Kryqit të Kuq për të shprehur dëshirën e tyre për t’u bërë pjesë e misionit tonë në ndihmë të familjeve në nevojë. Për mua është një grua fisnike me një formim të gjerë dhe humane. Jemi bërë si dy mike të mira për të njëjtin qëllim, të ndihmojmë dhe tu gjendemi pranë atyre që vërtet kanë nevojë. RenateVincent është vullnetarja e parë me shtetësi të huaj në Kryqin e Kuq Lezhë, grua për tu admiruar dhe për tu marrë si shembull në dobi të komunitetit Lezhjan”, deklaroi Florida Gjergji.

Renate Vincent shërben shpesh në mënyrë vullnetare edhe në Qendrën Ditore të Moshës së Tretë, ku pensionistët marrin një kafe, lexojnë shtypin apo argëtohen me lojëra të ndryshme.
“ Renate vjen disa herë në qendrën tonë. Nuk ka drojtje që të na shërbejë, shpesh herë dhe që të bëhet pjesë e lojës sonë të dominove. Prezenca e një gjermane këtu në Lezhë, është një gjë e mirë që ka të bëjë me globalizmin e dashurinë për njerëzit”, shprehet Veterani SaliMema.
Duke parë rininë, që sheh shpresat në emigrim, Renate së fundmi ka ndërmarrë edhe një tjetër nismë, për të takuar të rinjtë gjimnazistë e për t’iu dhënë mesazhin se ata duhet të synojnë për të studiuar e marrë eksperiencë jashtë vendit, por për t’u kthyer në Shqipëri.
“Vincent në mbyllje të vitit shkollor organizoi një orë të hapur me nxënësit e vitit të parë Hoteleri-Turizëm, duke ndarë eksperiencën e saj me gjimnazistët. Nxënësit shprehën interes për tu njohur mbi mundësitë e studimeve dhe të punësimit në Gjermani, kryesisht për ata që mbarojnë arsimin profesional. Vincentna premtoi gjithashtu, se si anëtare e Shoqatës së Bashkëpunimit Gjermani-Shqipëri do të mundësojë binjakëzimin e shkollës sonë me shkollat në Gjermani, si dhe futjen e gjuhës gjermane në shkollën e mesme, e cila u kërkua edhe nga vetë nxënësit”, pohoi për “Porta Vendore, drejtori i Shkollës Profesionale Bardh Dedgjonaj.

Por duket se fusha ku ndërvepron RenateVincent nuk ka të mbaruar, dy muajit e fundit ajo polobon edhe për sektorin e turizmit në Lezhë.
“Dëshira ime është për të mbështetur turizmin dhe për të bërë të njohur Shqipërinë në Gjermani. Shqipëria është më e bukur nga sa kisha hamendësuar. Ishte dashuri me shikim të parë. Gatishmëria e njerëzve po më rrëmben gjithnjë e më tepër . Natyra po më mahnit- nga njëra anë deti dhe nga ana tjetër malet. Ushqimet këtu janë vërtetë bio dhe ajri i pastër”, pohoi Vincent.
Rreth autorit:
Lindita Kokaj është gazetare prej 15 vitesh në qytetin e Lezhës.