29 Korrik 2018/ Artan Diko/ Porta Vendore/ Berat
Fenomeni i djegies së mbetjeve shtohet nga dita në ditë në kontenierët e vendosur në lagjet e Beratit. Hedhjet pa kriter të këpucëve si dhe plehrave shtëpiake në këtë kontenier nuk janë pastruar , por digjen nga banorët për të boshatisur kontenierin. Tymi ndot ambientin me helme dhe erë të keqe. Ndërkohë nga ana e Bashkisë Berat nuk është marrë asnjë masë disiplinore, si për punonjësit e firmës së pastrimit, ashtu edhe banorët që djegin mbetjet.