13 Qershor 2018/Geri Emiri/Porta Vendore/ Durrës
Gadishulli i quajtur Kepi i Rodonit,gjendet 50 km nga Tirana dhe Durrësi. Aty ngrihet Kalaja e Rodonit, ndërtuar nga Skënderbeu dhe kisha mesjetare e “Shna Ndout”. Plastika, gomat dhe vjeshjet kanë pushtuar këtë pjesë të virgjër të bregdetit të Adriatikut, si pasojë e prurjeve që sjellin dy grykëderdhjet e lumenjve aty pranë, Ishëm dhe Erzen.
Rreth autorit
Geri Emiri – Diplomuar për Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës. Ka punuar në disa media online dhe televizion. Ai është themelues dhe editor online i blogut jofitimprurës “Amfora.al”, të profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës në Shqipëri. Aktualisht punon edhe si gazetar i lirë.