9maj 2018/ Elisa Gjerani/Porta Vendore/Tiranë
Pas shumë kërkesash dhe ankesash, banorët e Njësisë Administrative Zall-Herr, ndjehen prej një muaji më shumë qytetarë të Tiranës. Prej dy vitesh mbetjet hidheshin në lumin Tërkuzë, sepse Njësisë Administrative Zall-Herr i kishte mbaruar kontrata me firmën e pastrimit. Bashkia Tiranë ka arritur të përmbushë një nga premtimet, duke sjellë 30 kazanët e parë të mbetjeve në këtë zonë.
Rreth autorit:
Elisa Gjerani, Kryeredaktore e platformës “Porta Vendore”, është gazetare me eksperiencë 10-vjeçare, e cila ka punuar në disa medias kombëtare dhe vizive në funksione të ndryshme dhe është fituese e çmimeve të ndryshme për gazetarinë investigative dhe sociale. Ajo ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka Master Shkencor për Drejtim dhe Menaxhim Mediash. Prej disa vitesh është përfshirë edhe në projektet e shoqërisë civile.