24 mars 2018 /Elementi i pestë/Artan Rama/
“Elementi i pestë” ka ngjitur lartësitë e Vermoshit. Atje, në Livadhin e Arushës gjendej ende një pyll i virgjër ahu. Kamerat e elementit të pestë regjistruan batërdinë mbi pyjet e Lurës. Më pas udhëtuan në jug, në Voskopojë, ku zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura luftuan për të shuar zjarrin në Pyllin e Borigës së Zezë.
Takuan e biseduan me rojtarë e inxhinierë pyjesh; fshatarë dhe burokratë. Ajo çfarë zbuluan i tronditi: pyjet po pakësohen! Në heshtje, larg syve tanë, vazhdon një zhdukje në masë e pyjeve, dhe autoritetet, fatkeqësisht, kanë dijeni të plotë!