Vëzhgim/Analizë

Kauza e “Vjosës pa diga”krijon një aleancë të fortë

23 janar 2018/ Fatjona Mejdini/Mallakastër

Lufta për të mbajtur larg Vjosës hidrocentralet e planifikuarpritet të jetë e gjatë, por në krah të banorëve janë organizatat mjedisore dhe dashamirës nga e gjithë bota që shohin potencial turistik në lumin e fundit, të egër në Europë.

Fatjona Mejdini

Dylaver Murataj, banor i Kutës në Mallakastër, teksa është ulur të pijë kafen e mëngjesit në lokalin e fshatit,kujton se të vjetrit e kësaj zone i druheshin dy situatave që mund të ndodhnin pas vdekjes së tyre.

“Në anët tona dy janë mallkimet më të rënda: tëtë shuhet varri ose të të mbushet me ujë. Mesa duket, neve do të na ndodhin të dyja”, – thotëai.

Që prej një viti e gjysmë, kur morën lajmin se afër njësisësë tyre administrative do të ngrihej hidrocentrali i Poçemit me një digë 25 metra të lartë dhe 200 metra të gjatë, jetët e banorëve të Kutës u turbulluan përgjithmonë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëprill të vitit 2016 ka pranuar një ofertë të konsorciumit turk “Kovlu Energji” për të ngritur nëlumin Vjosë një HEC të dytë,pas atij të Kalivaçit, i cili qëndron i papërfunduar prej vitesh.

Kontrata koncesionare është publikuar në buletinin e njoftimeve publike nëDhjetor të vitit 2016 dhe vlera e përgjithshme e investimit është llogaritur të jetë rreth 110 milionëeuro.

Nga ky projekt, jo vetëm varret e të parëve, por edhe toka bujqësore e rreth 3500 banorëve të Kutës, Çorushit, Anëbregut dhe Drizarit do të përmbyten përgjithmonë.

Lavdosh Merkaj, një banor i Kutës, i cili ka dy hektarë tokë, ku mbjell jonxhë, grurë, ullinj dhe dru frutorë, e mban me to një familje me pesë persona, thekson se përmbytja e tokës do të thotë fundi i jetës së tyre.

“Ne nuk na mbetet më asgjë për t`u ushqyer. Ndërtimi i HEC-it në Poçemështë dhe fundi jonë”, – thekson ai.

Romina Mustafaraj, administratore e njësisë administrative të Kutës, thekson se 95% e banorëve të zonës jetojnë përmes bujqësisë dhe blegtorisë dhe e ardhmja e tyre vendoset në pikëpyetje të madhe nga ndërtimi i HEC-it.

Por banorët e kësaj njësie nuk janë të vetmit, të cilët ndikohen nga ndërtimi i hidrocentralit. Ngritja e tij do tëshkaktonte përmbytjen e tokavedhefqinjëvetë tyre nëbashkinë e Selenicës.

Kryetari i bashkisë Selenicë, Përparim Shametaj, thekson se më shumë se 70% etokave bujqësore tëpesë fshatrave të njësisë vendore Sevaster dhe dy të njësisë së Vllahinës përllogariten të përmbyten përgjithmonë.

Mbi 3000 banorë në këtëbashki pritet të humbasin tëvetmen mundësi që u krijon të ardhura për të jetuar.

“Nuk e kuptoj se ku do të shkojnë dhe me çfarë do të jetojnë këta banorë. Askush nuk ka menduar për efektin ekonomik të kësaj vepre, lëre pastaj për atë kulturor dhe dramën që sjell shpërngulja”, – thekson ai.

Në total janërreth 8,500 banorë, të cilët humbasin në mënyrë të përhershme mjetet për të siguruar jetesën dhe mbi 2500tokë bujqësore që zhyten në ujë nga ndërtimi i këtij HEC-i.

Beteja për ndalimin e HEC-it vijon

Më 2Maj të vitit 2017, banorët e zonave të ndikuara morën lajmin e shumëpriturse GjykataAdministrative kishte vendosur ndalimin e punimeve për HEC-in në Poçem.

Vendimi i gjykatës kishte gjithashtu një rëndësi të madhe edhe për shoqërinë civile në Shqipëri, pasi kjo ishte hera e parë që njëçështje mjedisore shkonte në gjykatë.

Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri, EcoAlbania, ishte në krye të përpjekjeve të informimit dhe sensibilizimit të komunitetit mbi pasojat e kësaj vepre, duke iniciuar dhe procesin e suksesshëm gjyqësor.

Nëtetor të vitit 2016 kjo organizatë u mbështet me një grant njëvjeçar nga LëvizAlbania, projekt i financuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe që zbatohet nga konsorciumi i tri organizatave, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshimdhe Zhvillim dhe Co-Plan.

Sipasojë e ndihmës së marrë dhe angazhimit për çështjen, EcoAlbania u mbështet në këtë padi nga 38 banorë të zonave që preken dhe dy organizata ndërkombëtare, mjedisore, Riverwatch dhe EuroNatur.

Argumenti kryesor i banorëve dhe shoqërisë civile,i pranuar nga gjykata, për të konsideruar të pavlefshme vendimet e agjencive dhe ministrive për HEC-in e Poçemit ishte mungesa e konsultimit me banorët e prekur. Në një kohë kur këta banorë nuk kishin asnjë informacion mbi ndërtimin e HEC-it, në vend të tyre ishin konsultuar banorë të qytetit të Fierit, të cilët nuk kanë asnjëndikim nga ndërtimi i tij.

Banorët e Kutës ende nuk e harrojnë tronditjen qëpatën, kur u njoftuan për vendimin e ministrisëpër ngritjen e hidrocentralit,të marrë mbi dokumente të falsifikuara në lidhje me prezencën e tyre në takime konsultuese.

Romina Mustafaraj thekson se ndihma e EcoAlbania-s ishte thelbësore,jo vetëm për sensibilizimin e banorëve mbi situatën, por edhe të njësive të qeverisjes vendore, të cilat gjithashtu ishin në terr të plotë në lidhje me planet e qeverisë.

“Nuk ekziston asnjë shkresë e vetme lidhur me këtë vendime dërguar nga shteti shqiptar në vitet e fundit që të na njoftonte ne si njësi vendore”, – thekson ajo.

Kryebashkiaku i Selenicës gjithashtu pohon të njëjtën gjë. “Është fyese sesi ne, si përfaqësues vendorë të një zone të prekur, mos të njoftohemi asnjëherë të vetme në lidhje me një nismë kaq ndikuese për komunitetin që përfaqësojmë”, -shtoi ai.

Por vendimi i gjykatës konsiderohet nga banorët dhe organizatat vetëm një betejë e fituar në rrugën e gjatë. Ministria e Infrastrukturësdhe Energjisëe ka ankimuar vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, me pretendimin se Gjykata e Shkallës së Parë e anuloi ndërtimin e veprës për arsye procedurale dhe jo thelbësore.

Francesca de Chatel, drejtoreshë e “Revolve Water”, një organizatë me qendër në Bruksel që ka në fokus komunikimin e vlerave të ujit, thekson se përpjekjet për të mos lejuar ngritjen e digave në Vjosë duhet të vijojnë.

Sipas saj, Vjosa është një ekosistem i integruar dhe për pasojë ndërtimi i një dige të vetme në secilën prej pjesëve të rrjedhës së saj kishte potencialin të ndikonte në të gjithë florën dhe faunën e lumit.

“Gjykata vendosi për një çështje të vetme, por jo për parimin e ngritjes së digave në Vjosë, që do të thotë se projekte të tjera në lumë duke përfshirë dhe Poçemin mund të vijojnë.
Është e rëndësishme që të rritet ndërgjegjësimi për vlerat e Vjosës si një lumë i egër te shqiptarët dhe në nivel ndërkombëtar”, – theksoi ajo.

Banorët e zonës janë të vendosur të mos e tolerojnë ndërtimin e HEC-it, duke paralajmëruar se protestat demokratike tëçfarëdo forme do të vijojnë.

Guri Islamaj, njëbanor 69-vjeçar i Kutës, thekson se lugina e Vjosës, jo vetëm është një nga më të bukurat në vend, por është dhe e begatë duke iu krijuar banorëve rreth saj të gjitha kushtet për një jetesë dinjitoze.

“Fushat tona janë të begata dhe lumi është jeta jonë. Ne prej shekujsh kultivojmë ullinjtë, drithërat, drutë frutorë, peshkojmë dhe lahemi në lumë. Nuk do të lejojmë kurrëtë na cenohet kjo pasuri e falur nga Zoti”, – theksoi ai.

Olsi Nika, drejtuesi i EcoAlbania-s, thekson se organizata që ai drejton nuk do të heqë dorë asnjëherë nga ndihma për banorët e zonës.

“Do të mbështesim çdo aksion demokratik të banorëve dhe do të përdorim çdo formë ligjore për të shpëtuar lumin e fundit, të egër në Europë”, – theksoi ai. Ndërkohë LevizAlbania, ka rikonfirmuar vijueshmërinë e nismës së organizatës “Eco Albania” përmes instrumentit të vazhdimësisë që u aplikua për herë të parë në thirrjen më të fundit të projektit që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim.

Turizëm në këmbim të HEC-eve

Ministria e Infrastrukturësdhe Energjis ëduket gjithashtu e vendosur për të vijuar projektet e saj për ndërtimin e dy hidrocentraleve në Vjosë. Një përfaqësues i ministrisë tha për mediat se Shqipëria, duke qenë deficitare në plotësimin e kërkesës me energji elektrike në masën rreth 30-40% çdo vit,është e detyruar të vijojë planin për ngritjen e dy HEC-ve të Kalivaçit dhe Poçemit.

Sipas tij, projektet për marrjen e energjisë përmes erës apo diellit janë gjithashtu të kushtueshme dhe incentivat stimuluese për këto investime rrisin çmimin për konsumin e energjisë elektrike.

“Qeveria po stimulon energjinë alternative në sasi të limituar që tëpërballohet nga tarifat aktuale të energjisë, duke marrë për bazë edhe nivelin e jetesës së qytetarëve dhe faktin se rritjet e çmimit fundor kanë gjithmonë impakt social”, – tha ai.

Drejtoresha e “Revolve Water”, De Chatel, thekson se Shqipëria mund të përfitojë shumë nga sigurimi i energjisë përmes diellit apo erës, në një kohë kur ndryshimet klimaterike nuk garantojnë më rreshje të rregullta.

“Me ndryshimet klimaterike, nivelin e ulët të shiut dhe niveleve të borës në rajonin e Mesdheut, furnizimi me ujë ka gjasa të mos jetë më i qëndrueshëm. Energjia përmes diellit dhe erës duket se është një alternativë më e qëndrueshme për të siguruar furnizimin me energji në Shqipëri”, – theksoi ajo.

Sipas qeverisë, Vjosa gjithashtu mund të shfrytëzohet për turizëm dhe të shpallet Park Kombëtar nga Kalivaçi e sipër, e pandikuar nga fakti se në rrjedhën e saj të poshtme do të ndërtohen hidrocentrale.

Por mbajtja e Vjosës pa diga në të gjithë rrjedhën e sajtashmëështë një kauzë, e cila ka frymëzuar qindra aktivistë mjedisorë, studiues, simpatizantë të sporteve ujore, shkencëtarë dhe intelektualë nga e gjithë bota.

Louis Seiller, korrespondent për Ballkanin i agjencisë franceze të lajmeve Courrier des Balkans, thekson se projektet energjitike në Vjosë janë përfituese vetëm në terma të shkurtër kohorë dhe nuk sigurojnë përmirësimin e kushteve të jetesës së shqiptarëve.

“Nëse digat ndërtohen, do të shkatërrohet dhe potenciali i fortë turistik që ka kjo zonë dhe për pasojë të ardhurat e mira që kjo krijon për banorët e luginës. Vjosa pa diga gjithashtu ka mundësinë që të përfshihet në trashëgiminënatyrore,europiane”, – thotë Seiller.

Simon Battisti, një arkitekt dhe lektor amerikan i vendosur në Shqipëri, shpjegon se Vjosa është një mundësi e madhe për qeverinë për të riorientuar zhvillimin e vendit drejt turizmit.

Duke iu referuar një parashikimi të fundit të Bankës Botërore, turizmi në Shqipëri ka potencialin të krijojë 200,000 vende pune në vitin 2025 dhe ky, sipas Battistit, është një shans që nuk duhet humbur nga qeveria.

“Shqipëria ka potencialin të jetë një lider i natyrshëm në zhvillimin e turizmit rural brenda 10 viteve të ardhshme dhe kjo mund të nisë nga mbajtja e paprekur e luginës së Vjosës”, – thekson ai.

Banorët që jetojnë rreth lumit gjithashtu kërkojnë të zhvillojnë turizmin dhe bujqësinë, sipas tyre kjo do t’iu sjellënjë të ardhme të mirë dhe do të bëjë që bukurinë e Vjosës ta prekin të gjithë.

Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail